Murati thotë se ka përmirësim ekonomik në Kosovë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se ka përmirësim ekonomik në vend, sipas opinionit të ZKA-së për pasqyrat e menaxhimit vjetor, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Kemi përmirësim të vazhdueshëm vit pas viti, që është konfirmuar edhe nga Zyra Kombëtare e Audimit, e që të kaluarën nuk është përdorur shkalla e njëjtë e vlerësimit sa i përket opinionit përfundimtar të pasqyrave vjetore”, ka thënë Murati.
Ai tha se planifikojnë organizimin e një takimi në fund të vitit në mënyrë që të shihet zbatimin e rekomandimeve nga auditimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.
(Kosova Sot Online)