Kjo është komuna e parë në Kosovë që ka nisur përdorimin e inteligjencës artificiale
Komuna e Pejës ka njoftuar se për herë të parë transkriptoi me inteligjencën artificiale në Seancën e rregullt të Kuvendit komunal, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në komunikatën e Komunës së Pejës në të cilën thuhet se sot u bë një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes duke përdorur inteligjencën artificiale për të transkriptuar seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës të datës 29.09.2023, ku u diskutua dhe u aprovua buxheti i Komunës për vitin 2024, ky transkriptim u bë në vetëm 20 minuta.
(Kosova Sot Online)