
Berisha: Arrestimi i Radoiçiç pas presionit ndërkombëtar ndaj Vuçiç

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Bersiha komentoi ndalimin nga policia të Millan Radoiçiç, personit të vetëshpallur përgjegjës për sulmin terrorist në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Berishës ky arrestim vjen pas presionit të madh ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, duke e detyruar atë të lëshojë autorin e sulmit në Banjskë.
Për kreun demokrat, arrestimi është vetëm një hap, por ai duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist.
(Kosova Sot Online)