Nesër fillon fushata për informim për liberalizim të vizave
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nga nesër do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën”.
“Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
(Kosova Sot Online)