Departamenti amerikan i Shtetit: Ne kemi vërejtur disa tërheqje të forcave serbe nga kufiri me Kosovën

  • E.k /
  • 04 October 2023 - 09:26
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne kemi vërejtur disa tërheqje të forcave serbe nga kufiri me Kosovën

Zëvendëszëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel tha se e kanë monitoruar vendosjen e forcave serbe dhe artlerisë përgjatë kufirit me Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Patel u pyet në një konferencë për media nëse kanë verifikuar se Serbia i ka tërhequr trupat e saj nga atje, pasi zëdhënësi tjetër, Mattheë Miller kishte thënë dje se s’kishin qenë në gjendje ta vërtetonin këtë.

Ai tha se kanë vërejtur “disa tërheqje”.

“Ne kemi monitoruar një skenë të paprecedentë të artilerisë së avancuar serbe, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë, përgjatë kufirit me Kosovën. Dhe ne i kemi bërë thirrje Serbisë që t’i tërheqë forcat nga kufiri dhe t’i ulë tensionet gjithashtu. Ne kemi vërejtur disa tërheqje të forcave dhe materialeve përgjatë kufirit të Kosovës që nga 29 shtatori dhe presim që Serbia t’i vazhdojë hapat depërshkallëzues, duke përfshirë tërheqjen e vazhdueshme të forcave deri në ose nën normat historike”, tha ai.

(Kosova Sot Online)