13-vjeçarja lind fëmijën pa e ditur që ishte shtatzënë
Një 13-vjeçare në Greqi e cila shkoi në spital me dhimbje të forta barku, lindi një fëmijë pa ditur që ishte shtatzënë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Të shtunën e kaluar prindërit e çuan vajzën në urgjencën e spitalit të Naxosit me dhimbje të forta barku, të cilat ia atribuuan kapsllëkut kronik. Pediatri i dha një klizmë për t’u qetësuar, siç është përshkruar në këto raste.
Mjeku pasi pa vonesën e vajzës e cila kishte shkuar në tualet, shkoi dhe e gjeti me foshnjën e lindur dhe kordonin e kërthizës së varur.
Më pas, 13-vjeçarja i është nënshtruar një radiografie për të parë nëse ka ndonjë komplikacion dhe në mungesë të mjekut gjinekolog është transferuar në spitalin e Siros, ku po trajtohet me foshnjën e saj.
Vlen të theksohet se në spitalin e Naxosit në atë kohë nuk kishte mjek radiolog, për këtë arsye e mitura nuk i është nënshtruar ekografisë përpara se të lindte në tualet.
(Kosova Sot Online)