![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Ndërpritet sërish seanca pasi largohet opozita
![Ndërpritet sërish seanca pasi largohet opozita](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/05/auto_Kuvendi1696518290.png)
Kur pritej të votohej një varg Marrëveshjesh Ndërkombëtare, partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë lëshuar seancën e Kuvendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër. Krahas ratifikimit të disa Marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.
(Kosova Sot Online)