Arrestohet babai në Istog, rrahu vajzën e tij

  • E.k /
  • 06 October 2023 - 10:14
Arrestohet babai në Istog, rrahu vajzën e tij

Një person është arrestuar në Istog, pasi dyshohet se e ka rrahur vajzën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se vajza ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka marrë tretman mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën dhe kohen e lartcekur është rrahur nga prindi i saj. Viktima kishte pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë.

(Kosova Sot Online)