Historiani serb: Pushtimi i Vuçiqit në veri të Kosovës është një kopje e pushtimit të Putinit në Ukrainë

  • E.k /
  • 06 October 2023 - 10:28
Historiani serb: Pushtimi i Vuçiqit në veri të Kosovës është një kopje e pushtimit të Putinit në Ukrainë

“Nëse qëllimi i aksionit në Banjska ishte likuidimi i pelegrinëve nga Novi Sadi, e më pas akuzimi i palës kosovare, apo sigurimi i kalimit të forcave që ishin të përqendruara rreth kufirit, nuk është mjaft e qartë. Megjithatë, me sloganin e tij “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, Vuçiq parashikoi veprimet e bëra nga Putin në Ukrainë në vitin 2014 kur pushtoi Dombasin dhe Krimenë. Tezat për praninë ruse kishin rolin e shfuqizimit të përgjegjësisë së Vuçiqit. Në lidhje me agresionin rus në Krime dhe Donbas, aksioni në veri të Kosovës ishte i ngathët dhe amator”.

Kështu thotë historiani serb Nikolla Samarxhiq, i cili është profesor në Fakultetin Filozofik në Beograd, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq qëndron prapa sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zçveçanit, që ndodhi më 24 shtator dhe ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Sipas tij ajo që ka ndodhur në Banjskë është kopje e pushtimit që Rusia ka bërë në Ukrainë.

Samarxhiq në një intervistë për “Pobjeda” ka thënë se përsëritja e përditshme dhe të vazhdueshme e sloganit “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tregon se Vuçiqi i ka parashikuar veprimet që do të ndodhnin në veri.

Ai ka thënë se ajo u ngjan veprimeve të bëra nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin në Ukrainë, në vitin 2014, kur ai pushtoi Dombasin dhe Krimenë.

Megjithëse sipas tij aksioni në veri të Kosovës ishte i ngathët dhe amator. Sipas tij këtë e konfirmon pjesëmarrja në sulm e truprojës së kreut të BIA-s, Aleksandar Vulin.

“Ky është konfirmim i amatorizmit të gjithë aksionit. Truprojat janë banditë pasivë, të paaftë për të marrë pjesë në aksione guerile”, është shprehur Samarxhiq.

Ai ka thënë se tezat për praninë ruse në këtë aksion kishin rolin e shfuqizimit të përgjegjësisë së Vuçiqit për të.

“Sot, gjëja më pak e rëndësishme është nëse Vuçiqi ka qenë i informuar apo jo, ai mban përgjegjësi politike dhe komanduese për të gjitha jetët e humbura. Çdo perspektivë evropiane dhe jetike e Serbisë dhe territoreve të saj u rrezikua nga Vuçiqi”, është shprehur Samarxhiq.

Sipas tij, sot Vuçiqi po mundohet të relativizojë përgjegjësinë e tij me ndihmën e “zëdhënësve të tij liberalë”, të cilët sipas Samarxhiqit, në media “sqarojnë se Vuçiqi nuk ka qenë i informuar, nuk ka ditur për veprimin e ka qenë i befasuar”.

(Kosova Sot Online)