Lexoni edhe:
Kapiten Rrahmani mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës këtë muaj, por jo për të luajtur!
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Bearbock ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq. Takimi “kokë më kokë” u ndërpre për shkak të fotos familjare dhe më pas vijoi sërish, transmeton "Kosova Sot Online ".
Vlejmë të theksojmë se Daçiq, mungoi në foton familjare të disa ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët janë mbledhur në Tiranë në kuadër të ministerialit në prag të mbajtjes së Procesit të Berlinit.
Burime të Euronews bëjnë me dije se pritet të ketë edhe një takim bilateral mes ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologes gjermane.
Sakaq, edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani do të zhvillojë takime bilaterale me Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe.
Është planifikuar edhe një takim i komisionerit Oliver Varheleyi me ministrat e Ballkanit Perëndimor.
Me ministrin e Britanisë së Madhe takimi i Hasanit do të mbahet në orën 16:45, ndërsa me ministrin e Jashtëm grek në orën 16:00.
(Kosova Sot Online )