![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gashi: LDK vetëm marrëveshjen me OPEC-un nuk e voton
![Gashi: LDK vetëm marrëveshjen me OPEC-un nuk e voton](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/09/auto_Arben-Gasdhi-600x3601691573459.webp)
Pas përplasjeve të sotme në Kuvend ku Kryeministrit Kurti dhe Ministrat refuzuan t’u përgjigen pyetejeve parlamentare pasi sipas tyre partitë opozitare po refuzojnë t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Gashi ka shkruar se e “vërteta” është që LDK i ka votuar edhe i voton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare përvec marrëveshjes me OPEC-un – “ngase një pjesë e madhe e anëtarëve të kësaj organizate janë shtete diktatoriale, të cilat duan të na imponojnë një sistem fiskal që është i kundërt me atë të vendeve demokratike – partnere të Kosovës; është sistem i kundërt me atë të FMN-së dhe Bankës Botërore”.
Gashi ka shkruar se refuzimi i Qeverisë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare është “momentum i ri i ri, i papranueshëm, kundërkushtetues dhe cenim i demokracisë”
Postimi i plotë i Gashit
E vërteta.
E vërteta është se LDK i voton dhe i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.
E vërteta është se edhe dje LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare.
E vërteta është se LDK vetëm marrëveshjen me OPEC-un nuk e voton, ngase një pjesë e madhe e anëtarëve të kësaj organizate janë shtete diktatoriale, të cilat duan të na imponojnë një sistem fiskal që është i kundërt me atë të vendeve demokratike – partnere të Kosovës; është sistem i kundërt me atë të FMN-së dhe Bankës Botërore.
E vërteta është se partia në pushtet është e dëshmuar se kur është në opozitë nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare.
E vërteta është se edhe përkundër kësaj asnjëherë nuk i është mohuar e drejta e pyetjeve parlamentare.
E vërteta është se në Kuvend, ne edhe sot jemi parti opozitare të ndryshme.
E vërteta është se ne sot e kemi lëshuar seancën pasi që Qeveria ka refuzuar që t’u përgjigjet pyetjeve parlamentare.
E vërteta është se sjellja e sotme e Qeverisë është një ogur i keq për demokracinë.
E vërteta është se Qeveria në mënyrë arrogante nuk dëshiron me iu përgjigj pyetjeve të deputetëve të Parlamentit të Kosovës.
E vërteta është se Qeveria nuk iu përgjigj pyetjeve parlamentare; kjo e vërtetë është momentum i ri, i papranueshëm, kundërkushtetues dhe cenim i demokracisë.
E vërteta është se edhe në rrethana të vështira, si pasoj e veprimeve joligjore dhe antikushtetuese të partisë që sot është në pushtet, Kuvendi e ka kryer punën e vet në mënyrën demokratike.
E vërteta është se shumica nuk po i ka numrat me qeverisë. E vërteta është se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar.
E vërteta është se nuk është problemi te opozita, është te pozita, sepse pushteti e ka përgjegjësinë e udhëheqjes.
E vërteta është se ky pushtet në ndërdijen e vet e ka zhdukjen e mendimit ndryshe, kundërshtarit politik, dhe kjo është e dëmshme për demokracinë dhe Kosovën.
E vërteta është se Kurti sot i ka bërë katër vjet si kryeministër dhe rezultati i punës së tij është zero; asnjë rezultat, asnjë sukses, mungesë zhvillimi ekonomik, tentim të kapjes së institucioneve, sanksione ndërkombëtare, korrupsion, krim i organizuar etj.
E vërteta është se kjo nuk është qeverisja që i duhet Kosovës.
(Kosova Sot Online)