Mbledhje urgjente në orët e vona të mbrëmjes, Qeveria ia çon një kërkesë Presidentes

  • 07 October 2023 - 07:37
Mbledhje urgjente në orët e vona të mbrëmjes, Qeveria ia çon një kërkesë Presidentes

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sonte mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë dy vendime të rëndësishme, transmeton "Kosova Sot Online".

Njëri vendim ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për projektin “Programi i Energjisë Solare I”.

Në anën tjetër, vendimi i dytë parasheh ndarjen e tre milionë eurove shtesë për projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.

Komunikata e plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sonte një mbledhje elektronike, në të cilën ka:

– Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike”.

(Kosova Sot Online )