Lexoni edhe:
Komandanti i KFOR’it alarmon për situatën në veri: E paqëndrueshme, shumë lehtë mund të përshkallëzohet
Ish presidenti Donald Trump deklaroi mbështetjen për ligjvënësin Jim Jordan për të zënë vendin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, pas shkarkimit të ligjvënësit republikan Kevin McCarthy, ndërsa republikanët e përçarë të dhomës përpiqen të bashkohen pas rënies historike nga detyra të zotit McCarthy, transmeton "Kosova Sot Online ".
Zoti Jordan përballet me një sfidë nga ligjvënësi Steve Scalise, republikani numër 2 i Dhomës së Përfaqësuesve, i konsideruar prej kohësh si pasardhësi i zotit McCarthy.
NË GARË: JIM JORDAN
Ligjvënësi Jim Jordan, prej kohësh një aleat i zotit Trump, u mbështet nga disa anëtarë të së djathtës së skajshme në Kongres për postin e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve gjatë zgjedhjeve për këtë deyrë, në muajin janar. Ai mori 20 vota gjatë një raundi votimi. Ai gjithashtu kishte sfiduar zotin McCarthy në një garë për drejtimin e pakicës në 2018.
Ligjvënësi Jim Jordan dhe kryetari i shkarkuar i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy
Zoti Jordan, i cili përfaqëson një rajon në Ohajo, është kryetar i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, një prej tre paneleve kryesore lidhur me hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidenti Joe Biden.
Zoti Jordan u përplas publikisht me demokratët për hetimet e tyre ndaj Presidentit të atëhershëm Donald Trump.
Komandanti i KFOR’it alarmon për situatën në veri: E paqëndrueshme, shumë lehtë mund të përshkallëzohetLexoni edhe:
Në një letër drejtuar kolegëve, ai bëri thirrje për bashkimin e grupit të ligjvënësve republikanë, duke shkruar: “Ne mund të përqëndrohemi në ndryshimet që përmirësojnë vendin dhe na bashkojnë në ofrimin e zgjidhjeve reale”.
NË GARË: STEVE SCALISE
Ligjvënësi Matt Gaetz, që udhëhoqi përpjekjet për të rrëzimin e zotit McCarthy, ka thënë se do të mbështeste për këtë detyrë kolegun Steve Scalise.
Ky i fundit shpalli kandidaturën përmes një letre drejtuar kolegëve.
Ligjvënësi i Luizianës u plagos rëndë kur një person i armatosur hapi zjarr në një stërvitje të ekipit republikan të bejsbollit të Kongresit në vitin 2017.
Lexo Edhe:
Jeni mbi 80 kg? Do të arrini 56 kg! shkruani një recetë
Ministri serb i Mbrojtjes përmend “futjen e ushtrisë serbe në Kosovë”, por…
Ligjvënësi Steve Scalise
Ai mund të përballet me pyetje nga grupi parlamentar në lidhje me shëndetin e tij, pasi njoftoi në gusht po trajtohej për një formë të kancerit në gjak.
Ai u kritikua për një fjalim në vitin 2002 lidhur me një grup supremacist të bardhë të lidhur me ish-udhëheqësin e Ku Klux Klan, David Duke. Zoti Scalise ka thënë se ishte gabuar dhe ishte penduar për këtë.
KANDIDAT I MUNDSHËM: KEVIN HERN
Kevin Hern është kryetar i Komisionit Republikan të Studimeve, një grup republikanësh konservatorë. Ai u ka thënë gazetarëve se disa ligjvënës i kanë kërkuar të marrë në konsideratë kandidimin dhe ka sugjeruar se do të ishte i hapur ndaj tij.
Ligjvënësi Kevin Hern
Megjithatë, ligjvënësi nga Oklahoma mund të ketë vështirësi në tërheqjen e mbështetjes nga të moderuarit.
KANDIDAT I MUNDSHËM:
Ligjvënësi Patrick McHenry
Ligjvënësi Patrick McHenry u emërua të mbante rolin e kryetarit të përkohshëm pas shkarkimit të zotit McCarthy. Kryetari i Komisionit të Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, është një aleat i zotit McCarthy, i cili foli në mbështetje të tij përpara votimit për shkarkim.
Patrick McHenry, ligjvënës nga Karolina e Veriut, ka thënë se ai nuk e dëshiron postin, por përkahësit mund ta shtyjnë atë drejt kandidimit, nëse kandidatët e tjerë humbasin mbështetjen./VOA
(Kosova Sot Online )