Vela: Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë, Kroaci e Kosovë – revizionizëm i rrezikshëm
Shefi i Kabineti të Presidentes Vjosa Osmanit, Blerim Vela, ka thënë sot se Serbia po i përshëndet ushtarët e saj që kryen mizori gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci e Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vela ka shkruar se ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe se duhet të sanksionohet.
“E gjithë bota e qytetëruar u tmerrua nga luftërat e Serbisë në Bosnjë, Kroaci e Kosovë që lanë mbi 130,000 të vrarë dhe mbi 4 milionë të zhvendosur. Tani, Serbia i përshëndet ushtarët e saj që kryen këto mizori si ‘luftëra mbrojtëse’. Ky është revizionizëm i rrezikshëm historik dhe duhet të sanksionohet”, shkruan ai.
(Kosova Sot Online)