Musliu: Dimal Basha bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampen në Komoran e Nadakvc
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar deputetit të VV-së, Dimal Basha, pas deklaratës se tij të dhënë mbrëmë ku tha se “këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, e nuk e votojnë marrëveshjen për ngrohtoren e kryeqytetit”.
Musliu ka thënë se LVV në mungesë të suksesit dhe kredibilitetit, për qytetarët servojnë vetëm propagandë përqase e destabilizuese.
“Ne e dijmë që Dimal Basha bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampen në Komoran e Nadakvc”, ka shkruar Musliu.
Postimi i plotë:
Deklaratat dhe veprimet qe përdori pushteti në javën që e lamë pas tregojnë më se miri se ku është katandisur një pushtet që është futur në vitin e fundit të mandatit pa pasë asnjë projekt për të prezantuar para qytetarëve.
Në mungesë të suksesit dhe kredibilitetit, për qytetarët servojnë vetem propagandë përqarse e dstabilizuese.
Prandaj ne e dijmë që Dimal Basha bashkë me do tjerë me guxu drenicakëve ua qesin rampen në Komoran e Nadakvc qysh na e pat qitē policia e serbisë ne vitin 1998-1999, po kjo kohë i ka përfundu Dimalave në 1999-tën.
(Kosova Sot Online)