
Lexoni edhe:
Vendimi zyrtar: Pezullohet ndeshja e Trepçës në Izrael
Në kampin “Film City” në Prishtinë është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes Angelo Michele Ristuccia dhe Özkan Ulutaş, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës po marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, krerë fetarë e figura tjera të larta shtetërore.
Mandati i komandatit të ri turk të KFOR-it do të jetë një-vjeçar.
Vendimi zyrtar: Pezullohet ndeshja e Trepçës në IzraelLexoni edhe:
Në inagurimin e komandatit të 28-të KFOR-it në Kosovë, po merr pjesë edhe admirali Stuart B. Munsch, i cili është komandant i Komandës së Forcave te Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
Ky i fundit pas ceremonisë do të mbajë konferencë për media.
(Kosova Sot Online )