
Shoferi hyn me veturë në konsullatë

Policia e San Franciskos në SHBA njoftoi se ka vrarë një burrë një ditë më parë, i cili futi makinën e tij në konsullatën kineze në zonën ku jepen vizat e hyrjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Menjëherë më pas, konsullata kineze postoi në ËeChat se zyra e vizave është pezulluar përkohësisht deri në një njoftim të dytë.
Detajet e ngjarjes janë ende të paqarta dhe policia ka bërë të ditur se ende nuk ka identifikuar identitetin e sulmuesit.
Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar.
“Unë nuk e di se sa njerëz ishin brenda zyrës së vizave në momentin e përplasjes,” tha zëdhënësja e policisë së San Franciskos Kathryn Winters në një konferencë për shtyp.
“Policia me të mbërritur në vendngjarje ka gjetur makinën brenda ambienteve të konsullatës kineze. Oficerët hynë dhe qëlluan drejtuesin e mjetit”, shtoi Ëinters.
(Kosova Sot Online)