Me shefin e Zyrës së BE’së kryesuesi i KPK’së zhvillon takim pune

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 17:47
Me shefin e Zyrës së BE’së kryesuesi i KPK’së zhvillon takim pune

Me Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog me bashkëpunëtorë, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka zhvilluar një takim pune, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se në fokus të takimit ka qenë diskutimi për intensifikimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial dhe mekanizmave të Zyrës së BE-së në Kosovë lidhur me zbatimin e sundimit të ligjit dhe angazhimet e tjera me interes të përbashkët.

“Me këtë rast, Kryesuesi Maloku informoi nga afër Ambasadorin Szunyog për zhvillimin e aktiviteteve që po bëhen për realizimin e obligimeve që dalin në procesin e reformës së sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilat kanë të bëjnë, përveç të tjerave, me fuqizimin e transparencës publike, efektivitetin, efikasitetin dhe llogaridhënien gjatë procesit të punës. Ai, tha se, në mënyrë të veçantë, sistemi prokurorial është duke u angazhuar edhe për”, thuhet në njoftim.

Szunyog ka falënderuar për pritjen dhe ka theksuar gatishmërinë dhe përkushtimin e Zyrës së BE-së në Kosovë për të ofruar ndihmën e nevojshme drejt fuqizimit të mëtejshëm të sundimit të ligjit në Kosovë

“Në takim të dy bashkëbiseduesit shprehën vlerësimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.”

(Kosova Sot Online)