![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për krime lufte, pastaj lirohet
![Prokuroria Speciale ndalon një person të dyshuar për krime lufte, pastaj lirohet](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/11/auto_Prokuroria-Speciale-Llogo-780x439-1-600x3601697017323.png)
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se gjatë ditës se djeshme ka ndaluar një person me inicialet T.B. nën dyshimin për përfshirje në kryerjen e veprës penale “Krime lufte”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Pas shqyrtimit të kallëzimit penal, Prokuroria ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 10.10.23, është ndaluar personi me inicialet T.B. për shkak të dyshimit se i njëjti është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës. Prokuroria Speciale njofton se pas shqyrtimit të kallëzimit penal të Policisë së Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës, kjo prokurori ka vlerësuar se nuk ekzistojnë bazat ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj personit të ndaluar, andaj PSRK ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm. I njëjti ishte ndaluar gjatë ditës së djeshme 10.10.23, për shkak të dyshimit se është i përfshirë në kryerjen e veprës penale të Krimeve të luftës.”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)