
Në disa fshatra të Gjakovës sonte ndërpritet furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit në Gjakovë ka njoftuar se sonte nga ora 22:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra të kësaj komune si dhe në zonën e Rahovecit dhe të Prizrenit, përcjell “Kosova Sot Online”.
KRU Gjakova ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit me ujë do të ndodh për shkak të punimeve si pasojë e një defekti në fshatin Bishtazhin.
Sipas njoftimit, furnizimi me ujë do të rikthehet nesër.
Zonat të cilat do të preken nga kjo ndërprerje janë degëzimi Dol, Lipovec, Rogovë si dhe e gjithë Njësia e Rahovecit dhe e Lumëbardhit të Prizrenit.
(Kosova Sot Online)