Rama i qëndron akoma deklaratës së tij për KFOR-in në Veri: Kritikët, të njëjtët enveristë që quajnë Evropën ‘kuçkë’

  • 12 October 2023 - 12:40
Rama i qëndron akoma  deklaratës së tij për KFOR-in në Veri: Kritikët, të njëjtët enveristë që quajnë Evropën ‘kuçkë’

Kreu i qeverisë Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka theksuar se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij që KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Ai theksoi se në kufirin në Veri futen armatime dhe drogë dhe forcat ekzistuese që janë atje nuk janë të mjaftueshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

“Kufiri me Serbinë është katandisur në një rrjet të çarë kudo, ky hyjnë armatime drogë, ndërkohë që forcat ekzistuese të kufirit janë të pamjaftueshme. Unë këtë flasë për përgjegjësinë absolute që KFOR do të marrë për ta vënë në kontroll Veriu. Gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot.

Këtë e thonë vet udhëheqësit e lartë të Kosovës. KFOR e ka shprehur sa herë ka kërcitje pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës, sepse është e qartë nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet se nuk kemi bashkëpunimi. Kam thënë gjënë e duhur për interesin e Shqipërisë dhe të Kosovës”-theksoi ai.

“Sa herë aktakuza ndaj meje rikthehen akuzat si vëllau  i Vuçiçit kthehen edhe ato për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë, si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin.”

(Kosova Sot Online )