Blinken: SHBA do të qëndrojë në krah të Izraelit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, lëshoi sot mesazhe të qarta në mbrojtje të Izraelit gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Benjamin Netanyahu në tel Aviv. Ai tha se SHBA do të qëndrojë në krah të Izraelit dhe askush nuk duhet të shfrytëzojë sulmin e Hamas për ta sulmuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Mijëra izraelitë janë mobilizuar. Njerëzit në Izrael janë treguar gjithmonë rezistencë për të mbrojtur veten e tyre. Mesazhi që kam sjellë është: mund të jenë të fortë për të mbrojtur vendin por për sa kohë ekziston Amerika nuk do të duhet, ne do të jemi në anën tuaj. Mesazhin e kemi sjellë në Izrael në mënyrë të përditshme, e kam sjellë edhe në sot në diskutime. Ne po mbajmë premtimin tonë për të sjellë municion interceptorë së bashku me materiale të tjera mbrojtëse. Dërgesat ushtarake kanë mbërritur. Do të punojmë me Kongresin që të përmbushen të gjitha kërkesat. Këtu në Izrael dhe kudo në Botë do të dërgojmë paralajmërimin e qartë të Biden, që mendojnë të përfitojnë nga situata për të sulmuar Izraelin mos e bëni këtë sepse SHBA do ta mbrojë Izraelin. Kemi sjellë në Mesdhe luftëanijen e madhe që është e armatosur”, tha Blinken.
Sipas tij “Do të përpiqemi që konflikti të mos përhapet. Shumë herë në të kaluarën liderët janë përballur me sulmet terroriste kundër Izraelit. Kemi folur me të gjithë vendet për këto sulme. Nuk ka justifikim për të tilla krime. Edhe Kryeministri e tha “ky duhet të jetë një moment për të dënuar terrorizmin”. Individë nga 36 vende u vranë në sulmet e së shtunës. Kushdo që e do paqen dhe drejtësinë duhet të dënojë terrorin e Hamas. Ne e dimë që Hamas nuk përfaqëson popullin palestinez. Hamas në vend që të promovojë mirëqenien drejton në mënyrë diktatoriale. Hamas nuk qëndron në mbrojtje të së ardhmes, ka vetëm një axhendë për të shkatërruar Izraelin. Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë veten dhe të siguroje që kjo të mos ndodhë më kurrë”.
(Kosova Sot Online)