
Zemaj: Vetëvendosje nuk mund ta ndalë zërin opozitar

Për bojkotin e pushtetit ndaj opozitës- mospjesëmarrja e VV’së në seancën e sotme për Policinë, refuzimi i Kurtit për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare dhe moskonstituimi i komisionit hetimor për rezervat shtetërore, ka folur deputeti i LDK’së, Armend Zemaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai ka thënë se partia në pushtet nuk mund ta ndalë zërin opozitar duke e pamundësuar kuorumin.
“Ata, po e bojkotojnë Kosovën”, tha Zemaj.
Zemaj tha se shfrytëzueshmëria e mjeteve nga marrëveshjet ndërkombëtare është e ulët kur foli për insistimin e VV’së që opozita t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.
“Tani po thojnë na keni blloku mjetet”, tha ai.
(Kosova Sot Online)