Senatorët Shaheen dhe Welch do të zhvillojnë takim me Kurtin e Osmanin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, përcjell “Kosova Sot Online”.
Takimi do të mbahet sot në orën 10:00.
Senatorët do ta nisin takimin fillimisht me presidenten Osmani, në orën 09:15 në kabinetin e saj, për të vazhduar në takim me kryeministrin Kurti.
Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.
(Kosova Sot Online)