Detaje nga gykimi i Qëndrim Januzit për vrasje të rëndë

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 20:35
Detaje nga gykimi i Qëndrim Januzit për vrasje të rëndë

Gjykimi ndaj Qëndrim Januzit, i akuzuar për vrasjen e Gazmend Hysenit në Ferizaj në maj të vitit të kaluar vazhdoi me rrëfimet e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Januzajt.

Fahri Drevinja u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit, për raportin që e kishte bërë lidhur me gjendjen emocionale të të panehurit Januzi më 17 prill të vitit të kaluar.

Djaloshi ka qenë me ngarkesë emocionale, nëna e tij më dhënë të dhëna lidhur me gjendjen e tij”, tha ai para trupit gjykues.

Vizita e të akuzuarit te mjeku në fjalë kishte qenë 20-30 minutëshe, dhe kishte pasur karakterin e vizitës ambulantore.

(Kosova Sot Online)