Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem

  • E.k /
  • 14 October 2023 - 14:13
Bogdanoviq: Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Kosovë, është sikur Hamasi të kandidojë në Jerusalem

Politikani opozitar serb, Boban Bogdanoviq, e ka krahasuar Listën Serbe me Hamasin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Bogdanoviq, pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjdhjet në Kosovë, është e njëjta gjë sikur Hamasi të kandidonte për zgjedhje në Jerusalem.

“Përpiquni të imagjinoni HAMAS-in që kandidon për zgjedhje në Jerusalem. Është njësoj sikur Lista Serbe të shkojë në zgjedhjet! Ky do të ishte një provokim i pastër dhe i rrezikshëm terrorist me pasoja të pallogaritshme! Komuniteti serb do të jetë sërish në kthetrat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, ka shkruar Bogdanoviq.

(Kosova Sot Online)