Një person ia vret qenin një gruaje në Klinë
Një person është arrestuar, pasi e ka vrarë qenin një gruaje në Klinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Lidhur me rastin policia ka konfiskuar dy armë gjahu nga i dyshuari.
Ndërsa, policia ka njoftuar se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh.Leskoc-Klinë, 13.10.2023-17:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me pushkë gjuetie ia kishte vrarë qenin ankueses femër kosovare. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjahu, për njërën posedonte leje, ndërsa për tjetrën nuk posedonte leje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)