![Prishtina e mbyllë një rrugë për dy ditë, kjo është arsyeja](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/16/200x200_moti-prishtina-600x3601721112016.jpg)
Gjykata vendos 1 muaj paraburgim për pronarin e lokalit ku u helmuan mbi 200 persona
![Gjykata vendos 1 muaj paraburgim për pronarin e lokalit ku u helmuan mbi 200 persona](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/15/auto_HELMIM_DYNER_QEBAPA1697375380.jpg)
Pronarit të lokalit në Malishevë ku u helmuan mbi 200 persona që konsumuan ushqim, i është caktuar 1 muaj paraburgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj
Ai dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Nga QKMF’ja në Malishevë thanë që numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF’së në Malishevë, Afrim Krasniqi.
“Gjendja ka filluar të qetësohet. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205”, tha Krasniqi.
Ai bëri të ditur se shumica e të helmuarve janë trajtuar në QKMF’në e Malishevës derisa personat që kanë qenë në gjendje më të rënduar kanë marrë trajtim edhe në Prizren dhe Prishtinë.
(Kosova Sot Online)