Integrimi/ Michel -Ramës: Keni pritur shumë, por ne po e përgatisim këtë dasmë
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel në fjalim hyrës në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Berlinit tha se vendet e rajonit kanë pritur shumë, aq sa e kanë krahasuar zgjerimin me “një nuse, të cilës nuk i vjen dhëndri”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Michel u shpreh se BE kërkon të vijojë me procesin e zgjerimit, ose siç e tha ai ndryshe, në këtë moment “po përgatit dasmën”.
“Faleminderit për mirëseardhjen e ngrohtë dhe pritjen. Kënaqësi që jam në Tiranë. Unë bëra pyetjen, a është e kënaqur BE vetëm me menaxhimin e krizave apo duam të krijojmë të ardhmen. Zgjerimi është pjesë e kësaj të fundit, pasi është investim në begatinë e BE-së dhe anëtarëve të ardhshëm.
Ky proces nxit bashkëpunimiin mes partnerëve tanë. Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vjet më parë dhe ka qenë rrugë e ngadaltë dhe zhgënjyese për ju dhe ne, por tani është koha për të arritur premisën tonë dhe për të realizuar këtë premtim. Afati ynë është hasur me skepticizma në rajonin tuaj sepse keni pritur shumë, dhe di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen në dasmë, por ne po e përgatisim këtë dasmë”, u shpreh ai ndër të tjera.
(Kosova Sot Online)