Edi Rama e përcjell Macronin duke e përqafuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi ku shihet duke u përqafuar me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rama e ka përshëndetur Macron në gjuhën frënge, duke shkruar “Mirupafshim dhe shihemi së shpejti zoti President”.
“Rroftë SHQIPËRIA RROFTË FRANCA”, thuhet tutje në postimin e Ramës.
Ndryshe, Macron ka qëndruar në Tiranë, ku ka marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
(Kosova Sot Online)