Osmani flet rreth deklaratës së Macron për vizat dhe ‘mos mbajtjen e fjalës nga Kosova’
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka folur lidhur me deklaratën e djeshme të presidentit të Francës, Emmanuel Macron për liberalizimin e vizave dhe për mos mbajtjen e fjalës nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se gjatë qëndrimit në Granada ka pasur rastin që t’i diskutojë të gjitha çështjet me presidentin e Francës dhe ka thënë se beson që Kosova do të ketë mirëkuptimin për tejkalimin e sfidave.
“I kam diskutuar të gjitha këto me presidentin Macroon gjatë takimit tonë në Granada dhe besoj që kemi mirëkuptim në tejkalimin e sfidave”, ka thënë Osmani.
(Kosova Sot Online)