Lexoni edhe:
Von Cramon zbulon pasojat, tregon se çka ndodh me Vuçiqin nëse BE vendos masa ndaj Serbisë
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Analena Baerbock është nisur për një udhëtim në Lindjen e Mesme, me qëllim lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, përfshirë tetë gjermanë, transmeton "Kosova Sot Online".
Burbock do të vizitojë Jordaninë, Izraelin dhe Libanin.
Pak para nisjes së saj për në Aman, ministrja përsëriti “solidaritetin e palëkundur” të qeverisë gjermane me Izraelin, duke theksuar në të njëjtën kohë se “lufta jonë është kundër Hamasit dhe jo kundër popullatës civile palestineze, e cila gjithashtu po vuan shumë”.
Baerbock gjithashtu vuri në dukje se dëshiron që me udhëtimin e saj të avancojë përpjekjet për të liruar pengjet e rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit.
(Kosova Sot Online )