Rama: Macron më tha që s’hapë rrugë, nëse në Prishtinë s’hapin rrugë

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 21:52
Rama: Macron më tha që s’hapë rrugë, nëse në Prishtinë s’hapin rrugë

Kryeministri shqiptar Edi Rama sapo e komentoi deklaratën që e dha para dy ditësh në Tiranë presidenti i Francës Emmanuel Macron për “pezullimin” e vizave, e që shkaktoi shumë reagime në vend. Në bazë të asaj që tha, Rama la të nënkuptohet se nga ajo që i ka thënë Macron pezullimi i vizave mund të ndodh “nëse në Prishtinë s’janë të gatshëm që t’i hapin rrugë planit franko-gjerman”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama tha se Macron është i lënduar për planin franko-gjerman, për të cilin ai u angazhua personalisht.

“Si të gjithë të tjerët, por edhe ndoshta pak më shumë se të tjerët është I lënduar që edhe pse është angazhuar me Scholz për planin franko-gjerman, e që është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës në këtë fazë të historisë së saj, duke diskutuar me tha që s’jam i gatshëm të hapë rrugë nëse ata në Prishtinë nuk do t’i hapin rrugë mbi planin franko-gjerman. E tha edhe në konferencë. Dekalrata e tij është shumë e qartë”, tha Rama në Opinion.

Rama tha se u sulmua pas deklaratës së Macron, sikur ai të kishte fuqinë t’i thoshte Macronit “bërë këtë apo atë”.

“U sollën në sulm  se thua unë e bëra atë deklaratë. Sikur unë e kam fuqinë që t’i them Macronit bërë këtë bërë atë. Lexoni mirë atë që tha. Sepse foli për disa javë në vijim që janë javë oportuiniteti”.

“S’mund të merret peng komuniteti eurotlantik për t’i bërë karshillëk një përpjekje të tyre”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)