
Shkodrani 70-vjeçari vritet me sëpatë nga fqinji

Dje u raportua se u gjet pa shenja jete 70-vjeçari në fshatin Boks të Shkodrës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Fillimisht u tha se në trupin e të moshuarit nuk kishte shenja dhune dhe vdekja erdhi për shkaqe natyrale.
70 vjeçari dyshohet se është vrarë nga fqinji i tij, i cili e ka goditur me sëpatë.
Autori i dyshuar, është arrestuar nga policia e Shkodrës.
Shkaku i vrasjes mendohet të jetë për motive të dobëta. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Çfarë tha dje policia
Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. B., 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale
(Kosova Sot Online)