Asgjësohen rreth 2000 kg mish me afat të skaduar

  • A.P /
  • 20 October 2023 - 19:25
Asgjësohen rreth 2000 kg mish me afat të skaduar

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale Prishtinë, përmes rrugëve operative ka pranuar “Informatë” mbi dyshimin që disa nga prodhuesit e produkteve të mishit, janë duke abuzuar me produktet me afat të skaduar, duke filluar nga shitja e tyre me çmim më të lirë, e deri tek ri-përpunimi i tyre dhe ofrimi për konsum tek qytetarët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më datën 20.10.2023 në konsultim me Prokurorinë Themelore, është realizuar Plani Operativ në bashkëpunim me Inspektoratin e AUV-it me ç’ rast janë kontrolluar disa kompani, në tri lokacione të ndryshme (Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë), ku është bërë kontrollimi i gjithmbarshëm i mallrave/produkteve dhe dokumentacionit përcjellës.

Në lokacionet e inspektuara/kontrolluara, janë gjetur rreth 2000 kg (dymijë kg) mish dhe produkte të mishit me afat të skaduar, ku një pjesë është asgjësuar ndërsa një pjese iu janë marr mostrat për dërgim në laborator.

Pas inspektimit të lokacioneve, është përpiluar procesverbal mbi ecurinë e operacionit, ndërsa është iniciuar rasti “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, ku nga njësitet e DHKEK-së janë duke vazhduar veprimet operativo-hetimore.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative, dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave përgjegjës pavarësisht funksionit që ata kryejnë”, thekson njofitmi.


(Kosova Sot Online)