Ndërron jetë skulptori Luan Mulliqi
Raportohet es sot ka ndërruar jetë skulptori, Luan Mulliqi, anëtar korrespodent, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Me këtë rast Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton se më 23 tetor ora 11:00 në mjediset e saj do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa në ora 11:30 fillojnë homazhet për të ndjerin.
Funerali niset nga ASHAK-u në ora 13:00.
Varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës në orën 16:00.
Luan Mulliqi lindi në Gjakovë në vitin 1953. Kreu studimet për skulpturë në Akademinë e Arteve Figurative në Prishtinë (1977), ndërsa studimet pasuniversitare në Beograd (1979).
(Kosova Sot Online)