![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Gjuriq flet për korrigjimin e keqkuptimeve nga e kaluara ndërmjet Serbisë e SHBA-së
![Gjuriq flet për korrigjimin e keqkuptimeve nga e kaluara ndërmjet Serbisë e SHBA-së](/uploads/kosova-sot/images/2022/September/07/auto_gjuriq-600x3601662532875.jpg)
Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq tha se këto ditë ka biseduar me përfaqësues të komunitetit “think tank” në SHBA, organizatave akademike e joqeveritare me ndikim sipas tij, duke iu folur atyre për situatën në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai tha se për zhvillimet e fundit i ka informuar edhe diplomatët nga më shumë se 40 vende.
Gjuriq e quajti “takim ambicioz” atë të organizuar nga ambasasada serbe në SHBA, “me qëllim të forcimin të lidhjeve brenda komunitetit serb”.
Kur bëhet fjalë për ndryshimet në administratën amerikane, si ardhja e James O’Brien në postin e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gjuriq i tha “Kosovo Online” se se ai është një njeri që e njeh shumë mirë rajonin.
Si përfaqësues diplomatik i Serbisë, thotë ai, “do të punojë me O’Brien si një nga përfaqësuesit e SHBA-së që merret me rajonin, me shpresë se në periudhën e ardhshme do të ketë më shumë shkëmbime vizitash, më shumë dialog për të gjitha çështjet”. Ai foli për “korrigjimin e keqkuptimeve nga e kaluara” ndërmjet Serbisë e SHBA-së.
(Kosova Sot Online)