Hoxha përplaset me përfaqësuesit e Lëvizjes për braktisjen e Islamit

  • A.P /
  • 23 October 2023 - 18:17
Hoxha përplaset me përfaqësuesit e Lëvizjes për braktisjen e Islamit

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu është përplasur me Saim Tahirajn dhe Arbër Gashi për Lëvizjen e tyre për braktisjen e Fesë Islame, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Po të luti largohu ti i pari dhe shkojmë në kishë qaty te Doda, na e çon kahpak ujë edhe kurrgjë kurrkuj”, i tha Gashi.

“A po e sheh veten sa mjeran je o burrë? Hoxhës po i kërkon…”, ia ktheu Musliu, i cili hodhi akuza se përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje mund të jenë “argatë të këtyre kojshive këtu afër”.

Përfaqësuesit e lëvizjes për ta braktisur fenë islame thanë se e kanë analizuar në tërësi se çfarë përmban feja islame. Ata thanë se në lëvizjen e tyre “nuk ka vetëm ateista, ka edhe fetarë të ndryshëm”.

“Qëllimi ka qenë largimi nga islami që identitetin tonë kombëtar e ka cenu”, tha Tahiraj, duke folur për “numrin e lartë të xhamive”.


(Kosova Sot Online)