Blinken del me paralajmërim
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë fjalimit të tij në OKB, paralajmëroi Iranin që të mos guxojë të sulmojë interesat amerikane në Lindjen e Mesme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Blinken deklaroi se SHBA do të reagojë me vendosmëri nëse Irani apo përfaqësuesit e tij do të sulmojnë personelin amerikan, kudo që ai ndodhet.
“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet. Por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, mos bëni gabim. Ne do të mbrojmë popullin tonë, do të mbrojmë sigurinë tonë, me shpejtësi dhe me vendosmëri,” tha Blinken.
(Kosova Sot Online)
Më tej, sekretari amerikan i bëri thirrje Izraelit që të tregojë kujdes me civilët palestinezë dhe kërkoi më shumë ndihma, ilaç dhe furnizim me ujë për banorët e Gazës.