Abdixhiku takon shefin e zyrës ndërlidhëse sllovake në Prishtinë, ia kërkon njohjen e Kosovës

  • A.P /
  • 25 October 2023 - 16:19
Abdixhiku takon shefin e zyrës ndërlidhëse sllovake në Prishtinë, ia kërkon njohjen e Kosovës

Shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník, e ka pritur sot në takim kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku dhe Kostilník kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit dhe qëndrimet e LDK’së ndaj këtyre proceseve.

Abdixhiku e ka njoftuar Kostilník edhe me programin 100 pikësh të LDK-së “Rruga e Re”.

Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake dhe i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës.

Ai shprehu bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, do t’i ndihmonte forcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit.

(Kosova Sot Online)