Doarsa Kica - Albulena Haxhiut: Shteti as nuk bëhet as mbahet me drama politike
Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i është drejtuar ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut se shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike.
Këtë deklaratë Kica-Xhelii e ka dhënë në rastin e largimit nga praktika të paraburgimit automatik.
Deputetja opozitare thotë se Haxhiu i kishte deklaruar se “po i mbështet dhunuesit”, por ajo thotë se mbrojte Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut? Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik. Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë”, ka deklaruar ajo.
(Kosova Sot Online)