![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Ahmeti takohet me Grenellin: Vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do të sillte paqen në tërë rajonin
![Ahmeti takohet me Grenellin: Vetëm njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do të sillte paqen në tërë rajonin](/uploads/kosova-sot/images/2023/October/27/auto_88-600x3601698398026.jpg)
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka treguar se dje është takuar në Shkup me ish-emisarin amerikan, Richard Grenell, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ahmeti tha se me të foli për dialogun Kosovë-Serbi dhe se erdhën në përfundim se normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin.
“Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Trump për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës. Në takim diskutuam për zhvillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkërisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sillte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”.
Në takim prezent ishte edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili po ashtu vjen nga BDI-ja.
(Kosova Sot Online)