Lexoni edhe:
Arroganca kosovare në komunikacion: Voziste 180 km/h, kur u ndalua zbulohet se i është marrë leja deri në vitin 2038 dhe kishte 120 gjoba të pa paguar
Sistemi i Bashkimit Evropian për Informim të Shpejtë mbi Sigurinë Ushqimore (RASFF) njoftoi se në tetor dy dërgesa nga Serbia u ndaluan në kufirin me Kroacinë dhe Slloveninë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Siç thuhet në faqen e RASFF, më 18 tetor, një ngarkesë me manaferra të ngrira nga Serbia është ndalur në kufirin me Slloveninë, për shkak të sasisë së paligjshme të fugicidit iprodione.
Siç u tha, në dërgesën e manaferrave është regjistruar 0,023 mg/kg iprodion dhe sasia e lejuar është 0,01 mg/kg.
Ajo dërgesë iu kthye gjithashtu dërguesit.
Kujtojmë se në fillim të gushtit nga kufiri kroat u kthye një ngarkesë me çips të prodhuar në Serbi, për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit kancerogjen.
Në mesin e të njëjtit muaj, në kufirin kroat u gjet një nivel i lartë i pesticidit chlorpyrifos në një ngarkesë me pjeshkë e ardhur nga Serbia, kështu që ngarkesa iu kthye dërguesit.
Për shkak të të njëjtit pesticid, në fund të gushtit nga kufiri kroat u kthyen edhe kumbullat nga Serbia.
(Kosova Sot Online )