Viti: E shkrepi armën aksidentalisht, dy persona kërkojnë trajtim mjekësor
Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti derisa ishte duke manovruar me një armë e njëjta i kishte shkrepur aksidentalisht, me ç’rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar kanë pranuar trajtim mjekësor, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Skifteraj të Vitisë.
Ndërsa, i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i Policisë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Fsh. Skifteraj, Viti / 26.10.2023 – 14:10. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se derisa ishte duke manovruar me një armë e njëjta i kishte shkrepur aksidentalisht, me ç’rast i dyshuari dhe viktima mashkull kosovar kanë pranuar trajtim mjekësor. Arma që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. Ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)