Ankohet shtetasja e huaj: Hajnat më kanë vjedhur ari në banesë
Se persona të panjohur i kanë hyrë në banesën e saj dhe kanë vjedhur stoli ari, ka raportuar një shtetase e huaj në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“VJEDHJE E RËNDË- Fushë Kosovë,28.10.2023-12:30. Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se person-a të panjohur kishin depërtuar brenda në banesën e saj pa u vërejtur ndonjë dëmtim në derën e hyrjes dhe sipas ankueses nga banesa i kanë vjedhur stoli ari. Rasti është duke u hetuar.”
(Kosova Sot Online)