Lexoni edhe:
Dushan Janjiq godet presidentin serb: Vuçiq e ka ditur për sulmin në Banjskë, ose do të bashkëpunojë ose përfundon si Millosheviqi
Gazetari Edison Myrteza ishte këtë të hënë në një lidhje direkte nga Kina për “Good Morning Albanians” për të folur rreth lajmit se në Kinë janë zbuluar 8 viruse të tjera, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ndër të tjerat ai foli edhe për lajmet dizinformuese, të cilat sipas tij janë shumë të vështira për të qarkulluar në Kinë, pasi atje mund të burgosesh po dezinformove për viruset dhe pandeminë.
“Gjithë informacuioni në Kinë është në duart e shtetit. Në momentin që ka dezinformime ose mund të hiqet informacioni, ose merren masa ndaj atij që e ka dezinfomimin, madje mund edhe të burgoset.
Ka shumë ide konspiracioni, por në Kinë ka shumë kontroll, në një farë mënyrë për çdo lloj informacioni. Ka edhe të ftuar në studio emisionesh që deklarojnë, por ata janë shkencëtarët më të mirë, me vulë e me certifikatë. Nuk është se diskutohet shumë në media televizive, diskutohet nëpër forume në rrjete sociale.
(Kosova Sot Online )