
Kuvendi i Shqipërisë kthehet në 'arenë boksi'

Ka degjeneruar në dhunë fizike seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Deputetët e opozitës ashtu si dhe herët e tjera kanë tentuar që të bllokojnë karriget e ministrave në Kuvend, por këtë herë garda ishte vendosur si “gardh” për të mos i lejuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në momentin që kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën deputetit Vullnet Sina për të folur, në mënyrë që të zhvillohej seanca plenare, ka ardhur dhe agravimi i situatës.
Ndërsa deputeti Sina ishte duke folur, kolegu i tij demokrat, Bledion Nallbati i cili ka tenuar ta ndërpresë, ndërsa menjëherë ka filluar goditja me grushta.
(Kosova Sot Online)