Lexoni edhe:
Sa mund të dënohen Bislimi, Beqa, Lushtaku dhe Haxhiu që u përfshinë në përleshjen në Kuvend?
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është në krye të prioriteteve të KE-së dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së edhe para vitit 2030, transmeton "Kosova Sot Online".
“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’iu bashkuar BE-së. Kemi kënaqësinë të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha Von der Leyen në konferencën për shtyp pas takimit me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.
Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së.
“Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, tha Von der Leyen.
Von der Leyen tha se Mali i Zi tani duhet të fokusohet plotësisht në procesin e pranimit në BE.
E pyetur për qëndrimin e Milatoviqit se Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE edhe para vitit 2030 dhe sa është realist, ajo theksoi se është e mundshme nëse plotësohen kushtet.
(Kosova Sot Online )