![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, Çeku: Faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën
![Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë, Çeku: Faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/01/auto_Capture-9-600x360_11698845839.jpg)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas djegies së shtëpisë 300 vjeçare të familjes Koroglu, që ishte shtëpia më e vjetër në Mitrovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Çeku e ka quajtur “akt barbar” dhe duke paralajmëruar për kapjen e përgjegjësve që kryen këtë vepër penale.
Çeku ka thënë se shtëpia do të restaurohet, duke thënë se faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.
“Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura”, ka shkruar Çeku.
(Kosova Sot Online)