![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Qytetet dhe fshatrat ukrainase përballen me një numër rekord sulmesh
![Qytetet dhe fshatrat ukrainase përballen me një numër rekord sulmesh](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/24/auto_ukraina1669310244.webp)
Ukraina tha të mërkurën se 118 qytete dhe fshatra u bombarduan nga Rusia më 31 tetor. Ky është numri më i madh i vendbanimeve që u përball me sulme njëkohësisht këtë vit.
Ministria e Brendshme e Ukrainës tha të mërkurën se sulmet u regjistruan në 11 rajone ukrainase.
Ministria raportoi se një rafineri nafte në Kremençuk, një qytet në rajonin qendror Poltava, ishte cak i Ushtrisë së Rusisë, ku u nevojitën pothuajse 100 zjarrfikës për ta shuar zjarrin. Nuk u raportua për viktima.
Një person u raportua i vrarë dhe një tjetër i plagosur si pasojë e bombardimeve gjatë natës në verilindje të rajonit Harkiv, sipas Ministrisë.
(Kosova Sot Online)